Kurti çohet të dalë jashtë, Musliu: Mos ik kryeministër, frikacak

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti në momentin kur ajo po fliste në Kuvend rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Lajme

24/01/2022 18:50

Kurti, pasi deputetja Musliu nisi akuzat ndaj tij, doli nga seanca.

Kjo shkaktoi reagimin e Musliuu e cila i kërkoi që të kthehej në seancë. Madje, në gjithë këtë ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duke i thënë Musliut “Mos ma kërcëno kryeministrin Gane”.

“Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve… Si rezultat ky kombinim… Rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… Si rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve… Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Musliu.