Jordi Alba më në fund shprehet hapur për kritikat e tifozëve ndaj tij

Jordi Alba ka dhënë disa komente pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Alaves.

Sport

24/01/2022 12:19

Mbrojtësi i krahut të majtë bëri një ndeshje mjaft të mirë mbrëmë dhe ishte gati më meritori për golin e fitores, me një pasim që theu gjithë mbrojtjen.

Pas ndeshjes, Alba ka thënë se tash e një kohë të gjatë ndihet i përjashtuar nga tifozët dhe është pajtuar se do të jetë gjithmonë i kritikuar.

“Jam ndjerë i përjashtuar tash e shumë vite, nuk është hera e parë që më ndodh. Kritikat do të jenë gjithmonë aty, e di këtë. Nëse luaj mirë, ata nuk flasin për mua, nëse nuk luaj mirë, ditën tjetër, ata do të më vrasin. E kam pranuar këtë”, ka thënë Alba, transmeton lajmi.net.

“Nuk më intereson, sepse kam respekt për shokët e skuadrës, dhe gjithë stafin e trajnerëve. Thuhej se isha veteran, por unë isha 28 vjeç asokohe, ta haj djalli”, shtoi spnajolli.

Jordi Alba është pjesë e Barcelonës tash e disa kohë dhe ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi tripletën nën urdhrat e Luis Enrique. /Lajmi.net/