“As brenda, as jashtë”, Einxhel thotë se s’do t’ia falë Donaldit ‘tradhëtinë’ e tij
Einxhel vazhdon t'i ketë punët 'pisk' me Donaldin.

ShowBiz
Dy banorët e Big Brother Vip thuajse asnjëherë nuk janë pajtuar siç duhet me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.
Publiku është dëshmitarë i shumë ngjarjeve jo të këndshme e i shumë debateve që kanë ndodhur mes moderatores dhe aktorit.
Por së fundmi Einxhel është prekur tej mase me veprimin e Donaldit i cili nuk e shpëtoi Dagzin të martën në nominimin me zingjir.
Teksa fliste në oborr me Arjolën dhe Ilirin ajo tha se me Donaldin s’do të pajtohet as brenda e as jashtë shtëpisë, asnjëherë nuk do t’ia falë ‘tradhëtinë’ ndaj partnerit të saj.
Kujtojmë se ende është herët deri tek finalja, a do të kemi pajtime apo jo mbetet për t’u parë./Lajmi.net/
View this post on Instagram