U dyshua për probleme me zemër, deklarohet Aubameyang
Pierre-Emerick Aubemayng u lëshua nga Kombëtarja e Gabonit për tu kthyer në Londër pasi u raportua nga stafi mjekësor në Kamerun që gabonezi ka disa probleme me zemër.
Sport
Aubameyang ka përgënjeshtruar këto lajme, duke theksuar se zemra e tij është totalisht në rregull.
Nëpërmjet postimi të bërë në rrjetin social Instagram, reprezentuesi nga Gaboni ka falenderuar gjithashtu tifozët për përkrahjen ndaj tij.
“Jam shumë i lumtur të them se zemra ime është absolutisht mirë dhe jam plotësisht i shëndetshëm!!”
“I vlerësoj jashtë mase mesazhet përkrahëse të ditëve të fundit dhe tashmë unë jam rikthyer”, ka shkruar Aubameyang.
Pierre-Emerick Aubameyang on Instagram: “I’m very happy to say that my heart is absolutely fine & I’m completely healthy!!” [IG: auba]
We’re so glad you’re okay, @Auba! ❤️ #afc pic.twitter.com/lCCSUbePn7
— afcstuff (@afcstuff) January 20, 2022
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka theksuar se ditëve në vijim fitnesi i Aubameyangit do të rishikohet për të marrë një vendim më pas për ta rikthyer në skuadër. /Lajmi.net/