​Asteroidi gjigant do të kalojë nesër afër Tokës, është më i madh se ndërtesa më e lartë në botë

Një asteroid gjigant më i madh se çdo ndërtesë në Tokë do të kalojë pranë planetit tonë nesër, njoftoi NASA.

Fun

18/01/2022 00:02

Asteroidi 7482 (1994 PC1) ka gjerësi 1052 metra që tejkalon ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa në Dubai, e cila është 830 metra.

Megjithatë, NASA tha se asteroidi nuk paraqet asnjë rrezik, transmeton Sky News.

NASA deklaroi se shkencëtarët e kanë vëzhguar asteroidin prej vitesh dhe se distanca në të cilën ai do të kalojë pranë Tokës do të jetë 1,931,212 kilometra. Kjo distancë është e barabartë me pesëfishin e distancës së Hënës nga Toka.