Real Madrid bën planet për verë – largohet Benzema, vjen Haaland

Sulmuesi Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid, në rast që sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland vendos t'i bashkohet klubit spanjoll.

Sport

16/01/2022 18:24

Francezi ka kontribuar me 17 gola dhe shtatë asistime në 20 paraqitje në La Liga këtë sezon, me Real Madridin që shihet si favorit për La Liga-n, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, “El Nacional” raporton se 34-vjeçari mund të largohet pas 13 viteve te Reali dhe mund të rikthehet te ish skuadra, Lyon.

Raporti shton se Benzema nuk do ishte i lumtur me ardhjen e Haaland, prandaj do preferojë largimin para se të qëndrojë në stol.

Kontrata e Benzemas skadon në vitin 2023, me presidentin Florentino Perez që i ka ofruar mundësinë e rinovimit, por lojtari e ka refuzuar.

Ndërkohë, edhe PSG mund të interesohet për francezin në rast që Zinedine Zidane merr drejtimin e “Parisienëve”./Lajmi.net/