Formacionet zyrtare Liverpool – Arsenal

Liverpooli dhe Arsenali do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao sonte në Anfield.

Sport

13/01/2022 19:47

Sipas orarit të planifikuar, sonte duhej të zhvillohej ndeshja e dytë e gjysmëfinales, megjithatë ndeshja e planifikuar për javën e kaluar u shty për arsye se disa nga lojtarë të Liverpoolit dolën me Covid.

Në përballjen e sotme në Anfield, Arsenali do të jetë me disa mungesa të mëdha por lajm i mirë për “Gunners” është rikthimi i Xhakës në skuadër, por edhe te Liverpooli mungojnë të tillë si Sadio Mane e Mohamed Salah të cilët janë të angazhuar me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.

Dy skuadrat tani kanë publikuar formacionet zyrtare:

Liverpool XI: Alisson, Trent Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Milner, Jota, Minamino, Firmino.

Arsenal XI: Ramsdale, Cedric, White, Gabriel, Tierney, Lokonga, Xhaka, Saka, Lacazette, Martinelli, Nketiah.

Kujtojmë se kjo gjysmëfinale është me dy ndeshje dhe ndeshja e sotme nuk do të jetë përcaktuese për fatin e skuadrës finaliste. /Lajmi.net/