Nuk bindën nga Muriqi, Lazio dëshiron transferimin e Origit

Lazio ka nisur negociatat për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.

Sport

06/01/2022 14:20

Belgu është i hapur për largimin nga “Anfied”, në mënyrë që të zhvillojë më shumë minuta te një skuadër tjetër, transmeton lajmi.net.

Sipas “LazioNews24”, Liverpool është i interesuar për të shitur Origin para se kontrata t’i skadojë në fundin e sezonit.

Trajneri Maurizio Sarri është i interesuar për të sjellë Origin te Lazio në mënyrë që të garojnë për top katër, ngase nuk është i bindur nga qendërsulmuesi Vedat Muriqi.

Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar klubin e Premierligës dhe negocitat kanë nisur, derisa ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të parë nëse kompletohet marrëveshje.

Ndërkohë, Muriqi pritet të rikthehet në Turqi, me Galatasaray dhe Fenerbahce të interesuar./Lajmi.net/