Arrihet marrëveshja – sheikët e Newcastles bëjnë goditjen e parë pas marrjes së pronësisë së re
Newcastle do ta bëjë goditjen e parë pas marrjes së pronësisë së re të sheikëve arab.
Sport
Mbrojtësi i djathtë, Kieran Trippier do t’i bashkohet Newcastles nga Atletico Madrid, ka raportuar Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, marrëveshja është e përfunduar dhe ky do të jetë nënshkrimi i parë i pronësisë së re me negociatat të cilat filluan në dhjetor.
Burimet e ‘SkySports’ theksojnë se bëhet fjalë për një marrëveshje që ka tarfifën e 12 milionë funteve, megjithatë kjo ende është e paqartë.
Kieran Trippier’s set to join Newcastle from Atletico Madrid as expected, done deal and here-we-go. ⚪️? #NUFC
New ownership first signing completed after negotiations started in December.
Club sources talk of £12m plus add ons as per @SkySports_Keith – final fee not clear yet. pic.twitter.com/m7kOc17hPe
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 4, 2022
/Lajmi.net/