Arnold e quan “klas botëror” futbollistin e Chelseas
Trent Alexander-Arnold e ka cilësuar Edouard Mendy-n si 'klas botëror' pas barazimit 2-2 të Liverpoolit me Chelsean në Stamford Bridge të dielën.
Sport
Blutë ishin në disavantazh pas 26 minutave të parë me golat e Mane e Salah, megjithatë ata bën një rikthim të madh duke e përmbysur rezultatin në pjesën e parë me golat e Kovacic e Pulisic në fund të 45 minutëshit, teksa pjesa e dytë nuk prodhoi më gola.
Dhe Alexander-Arnold, duke reflektuar mbi ngjarjet në Stamford Bridge, i dha meritat portierit senegalez ‘të klasit botëror’.
“Ishte një pjesë e dytë e barabartë”, tha Alexander-Arnold për faqen zyrtare të Liverpool-it. “Ata ndoshta mbajtën topin shumë më tepër se ne, por ne u mbrojtëm mirë dhe nuk u dhamë atyre shumë raste.
“Kur Kelleher ishte i nevojshëm, ai bëri dy pritje të klasit botëror në pjesën e parë dhe të dytë. Është një meritë për të, por ne u mbrojtëm mirë dhe kurrë nuk u dhamë shumë raste dhe patëm shanset më të mira në pjesën e dytë.
“Por kur je përballë një ekipi të klasit botëror me një portier të klasit botëror, ai bën pritje të klasit botëror. Pra, siç thashë, mendoj se çdo pikë është e drejtë.’
“Ne e nisëm lojën mirë dhe kjo ishte ajo që kishim vendosur të bënim, kishim një plan loje dhe e bëmë atë pjesën e parë”, shtoi ai.
“Ndoshta jo gjithçka që kemi synuar të bëjmë, por kemi shënuar dy gola mjaft herët. Rritja 2-0 ishte padyshim ajo që donim, dhe më pas pesë ose 10 minutat e fundit të pjesës së parë, ne hoqëm këmbën nga gazi dhe i lamë të riktheheshin brenda”, u shpreh mbrojtësi i djathtë.
Barazimi i lë Liverpool-it me një shans të vogël për të kapur liderët e ligës, Manchester City, të cilët janë në krye të tabelës me një avantazh prej 11 pikësh ndaj skuadrës nga Anfield, megjithëse kanë një ndeshje më pak Të Kuqtë. /Lajmi.net/