Handanovic: Real Madrid ishte më klinikë se Inter

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka zbuluar arsyen pse Real Madrid arriti të fitojë në të dy ndeshjet.

Sport

07/12/2021 23:23

“Neurazzurët” kishin nevojë për një fitore për t’u kualifikuar si lider, por Real Madrid arkëtoi pikët e plota falë dy golave të Kroos dhe Asensios, transmeton lajmi.net.

Sipas portierit, gjiganti madrilen ishte më klinikë para golit në të dy ndeshjet, andaj edhe arritën të fitojnë.

“Kishim lojë të mirë, por nuk arritëm t’i përfundojmë shanset. E dinim që nëse vrapojmë do rrezikojmë dhe kjo do t’i lejonte disa lojtarë të Real Madrid në kundërsulme”.

“Ndryshimi te Real Madrid ishte se ata ishin më klinikë para golit kur kishin mundësi të shënimit dhe ne jo”.

“Dy skuadrat provuan, ishte kënaqësi për tifozët. Kjo ndeshje konfirmoi statusin tonë, por gjithashtu tregoi se na duhet diçka më shumë në fund”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Inter të hënën do e mësojë kundërshtarin në shortin për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/