Gjiganti anglez refuzon Iscon

Mesfushori me tipare ofensive, Isco, është një nga lojtarët që në verë do largohet nga Real Madrid.

Sport

02/12/2021 10:19

Spanjollit i skadon kontrata në verë dhe “Los Blancos” nuk mendojnë t’ia vazhdojnë kontratën, ngase nuk është më në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Iscos thuhet se e ka ofruar në Premierligë te Liverpool, por “El Nacional”, raporton se “Reds” kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

Shkaku i formës jo të mirë dhe minutazhës së ulët në “Santiago Bernabeu” ka ndikuar që gjiganti anglez mos të këtë interesim për spanjollin.

Ndërkohë, interesim për Iscon, kanë shprehur edhe klubet e La Liga-s, si Sevilla dhe Real Betis./Lajmi.net/