“I lumtë djalit”, Arteta flet për gjendjen e Gabrielit të cilin e sulmuan hajdutët

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se mbrojtësi Gabriel ka mbetur i shokuar pas një përpjekje për vjedhje në shtëpinë e futbollistit.

Sport

01/12/2021 12:19

Hajdutët e ndjeken mbrojtësin deri në shtëpi dhe i kërkuan çelësat, telefonin dhe orën sapo doli nga makina ‘Mercedes’, transmeton lajmi.net.

Por, braziliani luftoi me një shkop të bejsbollit, duke i goditur hajdutët, para se të përfundojë njëri prej tyre në tokë.

Arteta lavdëroi qendërmbrojtësin për trimërinë e treguar duke thënë “Nuk është gjë e mirë kur këto gjëra të ndodhin kur familja është e përfshirë dhe janë duke provuar të hynë në shtëpi”.

“Gabi tregoi shumë karakter. Duhet të shohësh reagimin që kishte menjëherë. I lumtë djalit. Pas kësaj ishte mirë”.

“Ishte i shokuar dhe këto janë disa gjëra që do donte t’i parandalonte që të mos ndodhin”, tha ai.

Ndërkohë, Arsenalin të enjten e pret një sfidë e vështirë ndaj Manchester United./Lajmi.net/