Biseda me drejtorët nuk shkoi mirë, ylli i Arsenalit gati të largohet nga klubi

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba është gati që të largohet përgjithmonë nga klubi londinez, pasi t'i skadojë kontrata në fundin e sezonit.

Sport

30/11/2021 09:03

Francezi nuk ka pasur minutazh në “Emirates”, por ka bërë paraqitje të shkëlqyera në Ligue 1 këtë edicion, duke qenë titullar i pazëvendësueshëm, transmeton lajmi.net.

Nuk është befasi që Saliba nuk është përshtatur te Arsenal me “Transfer Exchange Show” që raporton se bisedimet mes futbollistit dhe drejtorit teknik, Edu nuk janë të mira.

Pas bisedave të fundit me Edu, Saliba dëshiron të largohet sa më parë, ngase asgjë nuk ka shkuar sipas planit.

Klubet si Real Madrid, PSG, Man United dhe Tottenham janë admirues të futbollistit qysh në kohët e hershme, kur ishte pjesë e Saint-Etienne.

Arsenal ndoshta do pendohet në rast që shesin 20-vjeçarin, ngase mund t’i përforcojë rivalët në të ardhmen e afërt./Lajmi.net/