Liverpooli realizon ‘pokerin’ ndaj Arsenalit

Liverpool është duke e demoluar skuadrën e Arsenalit.

Sport

20/11/2021 20:11

“Të Kuqtë” tani kanë arritur që brenda tre minutave të realizojnë golin e tretë dhe të katërt për skuadrën e tyre.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Sadio Mane, gjersa pjesa e dytë deri më tani ka prodhuar tre gola të tjerë.

Diogo Jota dyfishoi epërsinë për “Të Kuqtë” pas një gabimi nga mbrojtësi i majtë kundërshtar, Nuno Tavares, në të cilën portugezi me mjeshtri arriti të konkretizoj me gol.

Në minutën e 74-të, Liverpooli realizoi golin e tretë, këtë herë nëpërmjet Mohamed Salah, gjersa tre minuta më vonë, në minutën e 77-të golashënues u bë edhe japonezi Takumi Minamino.

Goli i tretë – VIDEO

Goli i katërt – VIDEO

/Lajmi.net