Martinez: Hazard është në moment të keq nga ana sportive

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka pranuar se sulmuesi Eden Hazard është në moment të keq, në aspektin sportiv.

Sport

18/11/2021 11:02

Hazard ende nuk e ka arritur potencialin e plotë te Real Madrid pas kalimit në vitin 2019 nga Chelsea për mbi 100 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Lëndimet kanë pasur rol në karrierën e belgut, forma e të cilit ka qenë vërtet e dobëta, pra shumicën e kohës e ka kaluar jashtë fushës.

Këtë sezon, ka qenë gati, por jo mjaftueshëm në formë që të fitojë vendin si titullar nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Kjo e ka shqetësuar edhe Martinez, që rregullisht ka pyetur për sulmuesin.

“Në vitet e fundit ka luajtur me të, por ka qenë i koncentruar te Kombëtarja”.

“Na duhet të arrijë i përgatitur për Kupën e Botës. Jemi rritur si dhomë e zhveshjes”.

“Eden është në moment të keq, në aspektin sportiv. Ai nuk e ka ritmin të garojë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Hazard do luajë në vikend ndaj Granadas./Lajmi.net/