Ylli i Manchester Unitedit i ofrohet Real Madridit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek i është ofruar Real Madridit, me gazetarin Ekrem Konur që thotë se do nisin bisedimet.

Sport

17/11/2021 09:15

Holandezi nuk ka gjetur formë te Manchester United dhe në rast që Ole Gunnar Solskjaer vazhdon në krye, atëherë me shumë gjasa do largohet në afatin e janarit, transmeton lajmi.net.

Konur raporton se Van de Beek i është ofruar Real Madridit, derisa trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë lejen që të nisin negociatat.

Van de Beek ndoshta do ishte transferim i duhur për Realin, që duan të zëvendësojnë dyshen Luka Modric dhe Toni Kroos, që kanë bërë disa vjet.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do vuloset pasi të vendoset e ardhmja e teknikut norvegjez./Lajmi.net/