Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt

Në Sheshin e Qytetit në Pejë është mbajtur aktiviteti për ndezjen e qirinjve në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës. Aktiviteti është organizuar nga organizata “Syri i Vizionit”, së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile, në shenjë dhimbjeje dhe solidariteti me Arlindën dhe familjen e…

Lajme

26/10/2026 19:29

Në Sheshin e Qytetit në Pejë është mbajtur aktiviteti për ndezjen e qirinjve në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.

Aktiviteti është organizuar nga organizata “Syri i Vizionit”, së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile, në shenjë dhimbjeje dhe solidariteti me Arlindën dhe familjen e saj.

Përmes këtij organizimi është kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, si dhe siguri e mbrojtje për çdo grua.

“Asnjë grua më pak! Drejtësi për Arlindën! Siguri dhe mbrojtje për çdo grua!”, ishte mesazhi i organizatorëve.

Me mbishkrimin “DERI KUR?!”, të vendosur pranë fotografisë së Arlindës dhe qirinjve të ndezur, u përcoll thirrja për përgjegjësi të institucioneve dhe mbrojtje të grave nga dhuna.