Juventus planifikon takim me Raiolan për të diskutuar për De Ligt

Juventus pritet të takohen me agjentin Mino Raiola që të diskutojnë të ardhmen e Federico Bernardeschit dhe Matthijs de Ligt.

Sport

16/11/2021 12:07

Calciomercato raporton se “Zonja e Vjetër” do takohet me Raiolan, që është agjenti i Bernardeschit dhe De Ligt, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Bernardeschit skadon në qershorin e 2022 dhe “Bianconerët” shpresojnë ta bindin për rinovim, por me zbritje page.

Ndërsa, situata e De Ligt është ndryshe, ngase thuhet se dëshiron të largohet, por Juventus nuk e konsideron shitje.

Barcelona thuhet se është skuadra më e interesuar për holandezin, që deri me tani ka zhvilluar 87 paraqitje.

Kontrata e De Ligt skadon në vitin 2024, derisa flitet se ka klauzolë lirimi me vlerë 120 milionë euro.

Shumë shpejtë pas takimit të bordit të Juventusit me agjentin, mund edhe të vendoset e ardhmja e futbollistit./Lajmi.net/