Për gjashtë muaj, në rajonin e Ferizajt vetëm një person ka humbur jetën në aksidente trafiku – Policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor. Përmes një tabele, ata kanë njoftuar se në periudhën janar-qershor 2025 kanë ndodhur në këtë rajon 5 aksidente me fatalitet, ndërkaq në periudhën e njëjtë të 2026-tës ka ndodhur vetëm një aksident me…
Lajme
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor.
Përmes një tabele, ata kanë njoftuar se në periudhën janar-qershor 2025 kanë ndodhur në këtë rajon 5 aksidente me fatalitet, ndërkaq në periudhën e njëjtë të 2026-tës ka ndodhur vetëm një aksident me fatalitet.
Në këtë periudhë të këtij viti kanë ndodhur 358 aksidente me lëndime dhe janë lënduar 534 persona, ndërkaq aksidente me dëme materiale kanë ndodhur 464 sosh.
Policia ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-tës kanë shqiptuar 36 mijë e 51 gjoba dhe i ka hequr 705 patentë shoferë.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe të raportojnë kundërvajtjet e shkaktuara ne komunikacion.
Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, ka thënë Policia në Ferizaj. /Lajmi.net/
