Vetëm dje, Policia në Prishtinë ka shqiptuar 57 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe ka sekuestruar 10 motoçikleta
Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdojnë planin operativ “kontrolli i motoçikletave”, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike. Vetëm gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë edhe gjoba për prishje të rendit…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdojnë planin operativ “kontrolli i motoçikletave”, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë edhe gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu, gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar 10 motoçikleta.
“Policia e Kryeqytetit do të vazhdojë zbatimin e këtij plani operativ edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e kundërvajtjeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit e qetësisë publike. Ajo u bën thirrje të gjithë drejtuesve të motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: