Chelsea konsideron transferimin e Rabiot

Chelsea ka identifikuar mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot si 'shënjestër' për afatin kalimtar të janarit.

Sport

16/11/2021 09:59

Huazimi i Saul Niguez verën e kaluar, nuk ka dal ashtu siç pritej, ngase trajneri Thomas Tuchel shumicën e rasteve e le në stol, transmeton lajmi.net.

Shkaku i minutazhës së ulët, është raportuar që ekziston mundësia që të rikthehet te Atletico Madrid qysh në afatin dimëror.

Sipas Calciomercato, Tuchel ka rikthyer interesimin për nënshkrimin me Rabiot, në rast që “Blutë” do jenë në gjendje të ndajnë rrugët me Saul.

Pavarësisht që zhvilloi 11 paraqitje në Seria A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, francezi nuk ka impresionuar gjithmonë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit.

Juventus dëshiron ta largojë që të shpëtojë nga pagat e larta, njësoi si Aaron Ramsey që gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Premierligë, te Newcastle United./Lajmi.net/