Arrestohen katër persona në Malishevë, tre prej tyre të mitur që dyshohet se morën veturën pa leje dhe mbanin armë

Katër persona janë arrestuar në fshatin Carallukë të Malishevës, pasi gjatë një kontrolli policor në një veturë u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, rreth orës 13:35. Tre nga të dyshuarit janë të mitur, ndërsa dyshohet se ata kishin marrë veturën pa lejen e pronarit, i…

Lajme

08/07/2026 09:14

Katër persona janë arrestuar në fshatin Carallukë të Malishevës, pasi gjatë një kontrolli policor në një veturë u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, rreth orës 13:35. Tre nga të dyshuarit janë të mitur, ndërsa dyshohet se ata kishin marrë veturën pa lejen e pronarit, i cili po ashtu konsiderohet i dyshuar në rast, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit, policia konfiskoi një pistoletë, për të cilën dyshohet se ishte përdorur nga të miturit. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan edhe katër gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, të cilat janë marrë si prova materiale.

Pas intervistimit në prani të punonjësve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), të gjithë të dyshuarit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Carallukë, Malishevë 07.07.2026-13:35. Janë arrestuar katër të dyshuar-tre prej tyre të mitur, pasi gjatë kontrollit policor në një veturë, (të cilën dyshohet se të miturit e kishin marrë pa lejen e pronarit të veturës, tani si i dyshuar), kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, të cilën dyshohet se e kishin përdorur të dyshuarit e mitur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4-gëzhoja cal-9mm, si dëshmi materiale. Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të punëtorëve të QPS-së, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/