Pejë: Arrestohet një person për dhunë në familje, bashkëshortja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 korrik 2026, rreth orës 16:50, transmeton lajmi.net. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa së bashku me fëmijët është dërguar në një strehimore për mbrojtje. I…

Lajme

08/07/2026 09:09

Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 korrik 2026, rreth orës 16:50, transmeton lajmi.net.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa së bashku me fëmijët është dërguar në një strehimore për mbrojtje.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

Raporti i plotë:

Pejë 07.07.2026, 16:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/