Legjenda e Arsenalit ‘përkrah’ Shqipërinë para Anglisë, shfaqet me plis para duelit

Shqipëria do të zhvillojë duelin e vështirë ndaj Anglisë, në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Botërorin "Katar 2022".

Sport

12/11/2021 20:47

Legjenda e Anglisë dhe Arsenalit, Ian Wright ka postuar një storie në ‘Instagram’ ku shfaq ‘përkrahjen’ për Shqipërinë para asaj të Anglisë.

Duket se shumë shqiptarë që jetojnë në Angli kanë bërë që ta bindin Wright që të bëhet një tifoz i Kombëtares Shqiptare.

Ndryshe, Wright është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit të Arsenalit, pas Thierry Henrys. /Lajmi.net