Juventus të dëshpëruar për gola që prej largimit të CR7

Juventus është duke dështuar të zëvendësojë golat e Cristiano Ronaldos dhe kanë rekordin më të keq kundër top 10.

Sport

09/11/2021 14:41

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje me “Bianconerët”, duke i ndihmuar klubit italian të fitojë Scudetto dhe një herë Kupën e Italisë gjatë tre viteve, transmeton lajmi.net.

Portugezi u largua në gusht dhe “Bianconerët” ende nuk kanë mundur t’i zëvendësojnë golat që prej mbylljes së afatit kalimtar.

Juventus qëndron në pozitën e tetë në tabelë dhe rekordi i golave është problemi, ku kanë shënuar 16 gola në 12 ndeshjet e para.

Inter është skuadra që ka shënuar me së shumti gola, 29 sosh në po aq ndeshje të zhvilluar.

Ndërkohë, nëse flasim për golashënuesit, sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka shënuar më shumë gola se Paulo Dybala, Moise Kean, Federico Chiesa dhe Alvaro Morata të kombinuar.

Dybala ka realizuar tre gola në ligë, derisa Kean, Chiesa dhe Morata nga dy secili në sezonin 2021/22./Lajmi.net/