Allegri bën histori me Juventusin pas fitores ndaj Fiorentinës

Juventusi arriti një fitore të rëndësishme në fund të takimit ndaj skuadrës së Fiorentinës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13-të.

Sport

06/11/2021 20:40

Golin vendimtar të ‘biankonerëve’ e shënoi Juan Cuadrado i cili me një depërtim të bukur në krahun e djathtë arriti që të realizoj gol nga një kënd i vështirë për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij.

Juventusi kështu rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi që kishte në kampionat, për të arritur në kuotën e 18 pikëve pas 12 xhirove të para.

Sidoqoftë, fitorja e Juventusit nënkupton që trajneri Massimiliano Allegri tani ka arritur një shifër jubilare.

Me fitoren e sotme, Allegri ka arritur fitoren e 200-të me Juventusin në të gjitha garat, duke u bërë vetëm menaxheri i tretë që e prek këtë shifër që nga 1929/30, pas Giovanni Trapattoni (319) and Marcello Lippi (227).

“Zonja e vjetër” qëndron aktualisht në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhura. /Lajmi.net