Allegri: Kemi ekip të jashtëzakonshëm, por duhet të përmirësohemi në disa rrethana

Ekipi italian është duke kaluar një formë të luhatshme këtë edicion.

Sport

05/11/2021 13:49

Juventusi ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve, duke treguar paraqitje fantastike, por në Serie A gjërat janë shumë më ndryshe, shkruan lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” momentalisht ndodhet në pozitën e nëntë me 15 pikë, dhe në vikend e pret një ndeshje e vështirë me Fiorentinën.

Trajneri, Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje dhe ka vlerësuar lartë futbollistët e tij, ndërsa ka lavduar edhe kundërshtarët.

“Fiorentina po bën shumë mirë, ata luajnë futboll të mirë, janë agresivë dhe kanë një trajner të madh”.

“Pothuajse të gjithë lojtarët janë në dispozicion përveç Moise Kean dhe Mattia De Sciglio”.

“Juventusi është një ekip i jashtëzakonshëm, por ne duhet të përmirësohemi në disa rrethana”.

“Nuk duhet të pranojmë gola edhe kur shënojmë katër. Mendoj se jemi ende shumë të butë në mbrojtje”.

“Ne arritëm objektivin e parë të sezonit duke u kualifikuar në 1/16, por jemi prapa në Serie A. Duhet të mbajmë gojën mbyllur dhe të punojmë shumë”.

“Për të marrë rezultate të qëndrueshme në Serie A, duhet të punojmë në të dyja fazat”.

“Tani duhet të harrojmë Ligën e Kampionëve dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”.

“Një fitore nuk e ndryshon sezonin tonë, ne duhet të bëjmë një hap përpara mendërisht”, tha Allegri.

Mbetet të shihet nëse ‘Bianconerët’ do të rikthehen te sukseset në Serie A, apo do të vazhdojnë me formën e dobët. /Lajmi.net/