Humbja nga Man United, Totteham konsideron shkarkimin e menjëhershëm të Nunos

Tottenham është duke konsideruar shkarkimin e Nuno Espirto Santo menjëherë pas humbjes nga Manchester United dhe janë duke mbajtur diskutime emergjente.

Sport

31/10/2021 16:41

Klubi londinez pësoi humbje 0 – 3 në shtëpi nga United, gjë që shihet e papranueshme nga bordi i klubit londinez, transmeton lajmi.net.

Vendimi për të larguar Lucas Moura u pa si paarsyeshëm nga tifozët që thoshin ‘Ti nuk e dinë se çfarë je duke bërë’, ‘Ne e duam jashtë Nunon menjëherë’.

Edhe pse Tottenham është vetëm dy pikë prapa top katër, ata kanë humbur pesë ndeshje këtë sezon.

The Telegraph raporton se Tottenham është në diskutime për shkarkimin e Nunos dhe në orët në vijim mund të vendoset e ardhmja e teknikut portugez.

Presidenti Daniel Levy ka bërë prioritet largimin e Nunos, që ende ka besimin e drejtorit sportiv, Fabio Paratici.

Në listën e shkurtër për të zëvendësuar Nunon janë Antonio Conte dhe Brendan Rodgers./Lajmi.net/