Mbyllet pjesa e parë, Arsenal në epërsi të dyfishtë ndaj Leicesterit

Topçinjtë janë duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Sport

30/10/2021 14:18

Skuadra e Arsenalit është duke avancuar me Leicesterin 0-2, shkruan lajmi.net.

“Gunners” që nga fillimi ishin më kërkues duke arritur të realizojnë gol në min e 5′ përmes Gabriel.

Ekipi i Mikel Artetës vazhdoi me lojë të mirë dhe dyfishuan epërsinë në min e 18′ me golin e Emile Smith Rowe.

Leicesteri kishet posedimin e topit, megjithatë nuk arriti të realizojë përkundër rasteve që kishin.

Kështu Arsenali shkon në pushim me një avantazh komodë 0-2. /Lajmi.net/