PSG rivalizon Liverpoolin në garë për brazilianin e talentuar pas rekomandimit të Neymarit

PSG thuhet se është duke rivalizuar Liverpoolin në garë për shërbimet e sulmuesit të Leeds Unitedit, Raphinha.

Sport

28/10/2021 15:42

Ka raportime që braziliane do largohet nga Leeds, shkaku që dëshiron një sfidë më të madhe, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari ka dëshmuar kualitetin te Leeds dhe Kombëtarja e Brazilit, sidomos në ndeshjet e fundit pranë Neymar.

Sipas TEAMtalk, Raphinha është në bisedime me ndër dy klubet më të mëdha në botë, PSG dhe Liverpool. Raporti shton se të dy klubet janë të interesuara për të transferuara.

TEAMtalk zbulon se Neymar që është stërvitur me Raohinha ka kërkuar nga skuadra franceze ta sjellë brazilianin në “Parkun e Princave”.

Sidoqoftë, me ardhjen e Raphinha duhet të largohet ndonjë nga sulmuesit sepse për momentin PSG ka plotë sulmues si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Angel di Maria, Mauro Icardi dhe Julian Draxler./Lajmi.net/