Gabon Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Sassuolo
Gjiganti italian është ndalur sërish.
Sport
Ndeshja mes Juventusit dhe Sassuolos ka përfunduar me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.
Vendasit ishin më kërkues në fillim të ndeshjes, megjithatë pavarësisht rasteve që krijuan nuk arritën të tundin portën e Sassuolos.
Mysafirët befasuan në min e 44′ duke kaluar në epërsi me golin e Davide Frattesi për që shënoi për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë në përgjithësi i takoi ‘Bianconerëve’ që vazhduan me sulme të njëpasnjëshme me qëllimin që të rikthehen në lojë.
Ishte Weston Mckennie ai që realizoi në min e 76′ për të barazuar rezultatin në 1-1.
Por, krejt në fund të ndeshjes ishte Maxime Lopez që i dha fitoren Sassulos me golin e tij në min e 95′ për rezultatin përfundimtarë 1-2.
Me këtë humbje tani Juve ka 15 pikë në pozitën e shtatë, kure Sassuolo ka 14 pikë në vendin e nëntë. /Lajmi.net/