Arteta: Kam besim që Nketiah do të bëhet top lojtar, shpresoj të mbetet te Arsenali
Tekniku spanjoll ka folur për të ardhmen e Nketiah.
Sport
Eddie Nketiah është duke kaluar vitin e fundit të kontratës te Arsenali që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë Mikel Arteta ka thënë që shpreson që Nketiah të mbetet te ‘Topçinjtë’.
“Ne patëm një situatë gjatë verës që u përpoqëm ta zgjidhnim, por nuk mundëm në asnjë mënyrë”.
“Kjo është situatea e kontratës që është gjithnjë e më e zakonshme në futboll”.
“Unë kam besim të plotë se ai do të jetë një top lojtar në të ardhmen, dhe shpresoj të qëndrojë te Arsenali”.
“Jam i lumtur që e kam në ekip, ai është lojtari ynë, e vlerësoj shumë dhe nga ana ime dua që ai të qëndrojë”.
Sulmuesi anglez këtë edicion ka realizuar dy gola me Arsenalin në tre ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/