Kërkesat e Salah për pagë do e bëjnë me të paguar se Messi dhe Ronaldo

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah do të fitojë më shumë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, në rast që nënshkruan kontratë të re.

Sport

26/10/2021 14:01

29-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 15 gola në 12 paraqitje, përfshirë het-trikun në “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.

“Reds” duan ta bindin egjiptianin për rinovim, ngase edhe lojtari dëshiron të qëndrojë deri në vitin e fundit të karrierës.

Sidoqoftë, me kontratën e re Salah do bëhet lojtari më i paguar në Premierligë, ku do fitojë më shumë se Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Football Insider raporton se Salah kërkon pagë prej 500 mijë euro në javë që të qëndrojë pas vitit 2023, 150 për qind më shumë se kontrata momentale.

Momentalisht, lojtari më i paguar te Liverpool është qendërmbrojtësi Virgil van Dijk që fiton 220 mijë funte për javë.

Me kontratën e re Salah, do fitojë rreth 100 mijë euro në javë më shumë se Lionel Messi, ngase ylli i PSG fiton rreth 400 mijë euro për javë./Lajmi.net/