Atletico Madrid në ‘sulm’ për mesfushorin e Romës
Mesfushori i Romës, Gonzalo Villar që nuk është duke gjetur vendin nën urdhrat e Jose Mourinho është në merkato këtë janar dhe Atletico Madrid është një ndër skuadrat e interesuara.
Sport
Mesfushori u transferua nga Elche në janarin e 2020 për 4 milionë euro plus 1 milionë euro bonuse, transmeton lajmi.net.
Ai zhvilloi katër paraqitje këtë sezon në Ligën e Konferencës, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Seria A.
Mourinho e ka bërë të qartë se ish ylli i Valencias nuk është pjesë e projektit për të ardhmen.
Atletico Madrid ka pasur interesim për Villar verën e kaluar dhe Calciomercato raporton se do mundohen ta transferojnë në janar.
Në 62 paraqitje me Romën, Villar dhuroi një asistim./Lajmi.net