Arsenal kërkon mesfushorin e Betis

Arsenali është i përgatitur të testojë vendosmërinë e Real Betis me një ofertë të janarit për mesfushorin William Carvalho, raporton Fichajes.

Sport

25/10/2021 14:59

Portugezi dukej se do të largohej nga Betisi gjatë verës, por në fund mbeti në klub dhe u rikthye me forcë në ekip gjatë javëve të para të sezonit.

Paraqitjet e tij kanë rënë në sy të ‘Topçinjve’ teksa ata konsiderojnë përforcime dimërore, megjithëse Betis do të hezitojë të lërë një nga lojtarët e tyre më në formë të largohet në mes të sezonit.

“Gunners” pas largimeve të Ceballos e Guendouzit po kërkojnë të sjellin një mesfushor shtesë në skuadër, me pasigurtë e Elnenyt që gjithashtu mund të largohet në merkaton e janarit. /Lajmi.net