Përfundon pjesa e parë: Liverpool po e ‘demolon’ Man Unitedin
Liverpool është duke e mposhtur bindshëm Manchester Unitedin, në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.
Sport
“Reds” janë duke fituar me rezultat të thellë 0 – 4, shkruan lajmi.net.
Pas vetëm pesë minutave lojë, Naby Keita shënoi pas një asistimi të bukur nga Mohamed Salah.
Ndërsa, nëntë minuta më vonë, nga një kundëraksion i shpejtë, Alexander-Arnold në mënyrë maestrale pasoi te Diogo Jota që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë (13′).
Dy lojtarët që bashkëpunuan te goli i parë, arritën të përsërisin punën veçse këtë herë ndryshuan vendet, me Salah që shënoi dhe Keita asistoi (38′).
Krejtë në fund, egjiptiani doli sërish në skenë duke shënuar edhe golin e katërt pas një asistimi nga Jota (45+4)
Man United në këtë pjesë nuk kishte ndonjë rast të rrezikshëm, pos gjuajtjes së CR7 që u ndal nga Robertson.
Mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë ndryshim në pjesën e dytë./Lajmi.net/