Mbyllet pjesa e parë: Arsenal në epërsi të dyfishtë ndaj Aston Villës
Ka përfunduar pjesa e parë mes Arsenalit dhe Aston Villës, duel hapës ky i xhiros së nëntë.
Sport
Arsenali ndodhet në avantazhin e dy golave pas 45 minutave të parë.
Ishte mesfushori Thomas Partey i cili e zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të, duke shënuar një gol me kokë nga korneri, nga një asistim i Smith Rowes.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një ndërhyrje në Lacazetten në zonën e portierit u ndal penallti në të mirë të vendasve, dhe Auba e konkretizoi me gol duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e dyfishtë pas kësaj pjese.
Londinezët e dominuan totalisht këtë pjesë, siç e dëshmojnë edhe statistikat ku “Gunners” qëndrojnë me 14 raste në 45 minutat e parë, gjersa skuadra mysafire zero.
Goli i parë: VIDEO
Goli i dytë: VIDEO
/Lajmi.net