Arsenal – Aston Villa, formacionet e mundshme

Sonte nis xhiroja e nëntë në Premier Ligë.

Sport

22/10/2021 12:22

Arsenali do të përballet me Aston Villën nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Pas tetë ndeshjeve të luajtura Arsenali ka 11 pikë në pozitën e 12-të, ndërsa Aston Villa gjend një vend më poshtë më 10 pikë.

‘Topçinjtë’ janë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe do të synojnë të vazhdojnë serinë pozitive përballë një kundërshtari aspak të lehtë.

Aston Villa vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi, andaj synon të rikthehet te fitorja përballë “Gunners”.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Odegaard, Partey, Smith Rowe; Pepe, Lacazette, Aubameyang

Aston Villa: Martinez; Konsa, Mings, Hause; Cash, Luiz, Sanson, McGinn, Targett; Watkins, Ings /Lajmi.net/