Armando Broja realizon golin e parë në Premier Ligë (VIDEO)

Armando Broja ka arritur të realizojë golin e parë në Premier Ligë në karrierën e tij.

Sport

16/10/2021 17:17

Në duelin që është duke u zhvilluar mes Southamptonit dhe Leedsit, skuadra vendase tashmë ka kaluar në avantazh me golin e reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojës, të ralizuar në minutën e 53-të, nga një asistim i Redmond.

Kliko këtu për të parë golin: VIDEO

Kujtojmë që Broja është pjesë e skuadrës së Chelseas, por është i huazuar tek Southampton deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net