Dikush tentoi t’i lë në bankë rreth 800 euro false, paratë sekuestrohen nga policia në Prizren
Ankuesi mashkull në Prizren, zyrtar i një bane ka raportuar për një rast të parave të falsifikuara. I njëjti ka dërguar në stacion policor 782 euro (dy kartëmonedha 200 €, tri kartëmonedha 50 €, dy kartëmonedha 20€, një kartëmonedhë 10 €, tetëdhjetë monedha 2€, njëzetedy monedha nga 1€) që sipas ankuesit janë të falsifikuara. Paratë…
Lajme
Ankuesi mashkull në Prizren, zyrtar i një bane ka raportuar për një rast të parave të falsifikuara.
I njëjti ka dërguar në stacion policor 782 euro (dy kartëmonedha 200 €, tri kartëmonedha 50 €, dy kartëmonedha 20€, një kartëmonedhë 10 €, tetëdhjetë monedha 2€, njëzetedy monedha nga 1€) që sipas ankuesit janë të falsifikuara.
Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./Lajmi.net/