2 pijet që ju ndihmojnë të flini të qetë dhe shpejt
Gjithçka që iu duhet për netët pa gjumë!
Lifestyle
Të gjithë përballemi nganjëherë me problemet me gjumin, dhe mund të jenë mjaftë të mundimshme. Mirëpo çdo problem ka një zgjidhje!
Ka shumë ilaqe për këtë problem, por sot ne iu sjellim dy metoda natyrale për të ndihmuar me këtë problem:
Çaji i mentes: lehtëson dhimbjet e stomakut, për shkak të vetive të tij anti-inflamatore. Duke çliruar muskujt, mentja gjithashtu zvogëlon intensitetin e tyre, duke i lejuar trupit të pushojë siç duhet. Nëse jeni duke u përgatitur për një provim ose një prezantim të rëndësishëm që ju mban nën stres, ky çaj është një opsion i shkëlqyer për tu marrë parasysh.
Qumësht kokosi: përmban magnez dhe kalium, 2 minerale që janë të afta të relaksojnë muskujt e të sigurojnë gjumë të mirë. Përveç kësaj, zvogëlon presionin e gjakut dhe ënjtjen në veshkat. Falë sasisë së madhe të elektroliteve natyrore, ndihmon trupin të ekuilibrohet dhe të relaksohet. /Lajmi.net/