Romano zbulon prapaskenat: Disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappen

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa prapaskena që ndodhen afatin veror të kaluar për sulmuesin Kylian Mbappe.

Sport

04/10/2021 15:50

Francezi sot (e hënë) zbuloi se kishte kërkuar largimin nga PSG, por që në fund nuk ndodhi, transmeton lajmi.net.

Tani, Fabrizio ka zbuluar se disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappen gjatë muajve prill dhe maj.

“Është e vërtetë që disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappe në prill/maj, por Real Madrid kishte kontrollin e plotë të situatës”.

“Mbappe iu tha shumë bashkëlojtarëve të PSG-së gjatë gushtit se dëshiron kalimin te Real Madrid, është ëndrra e tij”, tha ai.

Ndërkohë, Mbappe pritet që verën tjetër të bëhet lojtar i Real Madridit./Lajmi.net/