Presidentja takohet me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, zbulohet se çka u diskutua
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili shoqërohej nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. Gjatë takimit, Dukaj e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj, transmeton…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili shoqërohej nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Gjatë takimit, Dukaj e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj, transmeton lajmi.net.
Nga ana e saj, Presidentja Shiroka Pula e falënderoi ministrin malazez për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë, të cilët u cilësuan si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.
Presidentja Shiroka Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.