Real Madrid dëshiron transferimin e yllit të Man Utd

Gjiganti spanjoll po shikon përforcime në repartin e sulmit.

Sport

01/10/2021 09:04

Real Madridi është duke vëzhguar disa futbollistë që të përforcojë sulmin verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘El Nacional’, në radarin e gjigantit spanjoll ka rënë futbollisti i Man Utd, Edinson Cavani.

Cavani duket se ka humbur vendin e titullarit te United dhe do të kërkojë largimin verën e ardhshme si futbollistë i lirë pasi i mbaron kontrata.

“Los Blancos”, mund të bëjnë lëvizje për transferimin e 34-vjeçarit në merkaton e janarit për një çmim të ulët.

Uruguajani me fanellën e gjigantit anglez ka arritur të realizojë 17 gola e gjashtë asistime në 42 ndeshje që kur iu bashkua në tetor të vitit 2020 si futbollistë i lirë. /Lajmi.net/