Chelsea dhe Liverpool në garë për yllin e Newcastle Unitedit
Chelsea dhe Liverpool thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Newcastle United, Allan Saint-Maximin.
Sport
24-vjeçari ka impresionuar këtë edicion duke shënuar dy herë dhe regjistruar tre asistime në gjashtë paraqitje, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, ka kontribuar me nëntë gola dhe 14 asistime që nga viti 2019.
Sipas Calciomercato, Chelsea dhe Liverpool kanë treguar interesim të madh për lojtarin.
Newcastle nuk është e hapur për negociata këtë afat të janarit dhe do e konsideronin shitjen vetëm verën tjetër.
Saint-Maximin ka edhe pesë vite të mbetura në kontratë me klubin anglez./Lajmi.net/