Coman pritet të largohet nga Bayerni, shumë klube të interesuar për të
Francezi është i interesuar për një aventurë të re.
Sport
Sipas mediave gjermane, Kinglsey Coman do të largohet nga Bayern Munich verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi duket se nuk është më i lumtur në Gjermani, andaj po kërkon një aventurë të re diku tjetër.
Tashmë klubet evropiane janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij, ku PSG, Interi, Arsenali dhe Liverpoolit të gatshme për transferimin e tij.
Megjithatë Coman thuhet se dëshiron të luajë në Premier Ligë andaj do të vlerësojë ofertat që vijnë nga Anglia.
Francezi është pjesë e ‘Bavarezëve’ nga viti 2017 kur u transferua nga Juventusi, që nga ajo kohë ka realizuar 41 gola e 50 asistime në 204 ndeshje. /Lajmi.net/