S’ndalet Chelsea, pos Lukakut e do edhe Erling Haaland

Chelsea është duke planifikuar të transferojë edhe një qendërsulmues pavarësisht që blenë Romelu Lukakun gjatë afatit veror.

Sport

27/09/2021 19:27

“Blutë” e rikthyen Lukakun në “Stamford Bridge” nga Inter dhe belgu ka shënuar katër herë në gjashtë paraqitje, transmeton lajmi.net.

Sipas Fichajes, Chelsea e do edhe një partner për Lukakun, edhe pse skuadra londineze duhet të shesë një sulmues pastaj të përforcohet.

Kai Havertz dhe Mason Mount kanë pasur rol të rëndësishëm për “Blutë”, por lëndimi i këtij të fundit lejoi Timo Werner të ishte titullar në vikend ndaj Manchester Cityt.

Chelsea e do yllin e Dortmundit, Erling Haaland dhe do ta aktivizojë klauzolën e blerjes për 75 milionë euro.

Sidoqoftë, klubi i Chelseas do rivalizohet nga gjigantët e tjerë si Real Madrid, Man City dhe Man United për shërbimet e norvegjezit./Lajmi.net/