Gruda – Kurtit: Asnjë parti s’ka fituar për të formuar e vetme institucionet
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se është momenti që proceset politike të ecin përpara dhe të formohen institucionet e reja, raporton lajmi.net Gruda ka thënë se…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se është momenti që proceset politike të ecin përpara dhe të formohen institucionet e reja, raporton lajmi.net
Gruda ka thënë se beson që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka kuptuar se asnjë subjekt politik nuk ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve për të formuar i vetëm të gjitha institucionet.
“Besoj Kurti e ka kuptu se asnjë parti s’ka fitu numrin e nevojshëm për formim të krejt institucioneve”, ka deklaruar Gruda./Lajmi.net/