Napoli triumfon edhe ndaj Cagliarit, rimerr kreun e Seria A

Napoli nuk di të ndalet këtë edicion. Skuadra e Spallettit ka mposhtur Cagliarin, në kuadër të xhiros së gjashtë në Seria A.

Sport

26/09/2021 22:38

“Napolitanët” triumfuan me rezultat 2 – 0, ku shënuan në të dy pjesët nga një herë, shkruan lajmi.net.

Victor Osimhen kaloi Napolin në epërsi pas një asistimi të bukur të Zielinskit (11′).

Ndërsa, ishte Lorenzo Insigne shënoi golin e dytë, që doli të jetë i fitores nga penalltia.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë, ku mesa duket ka fituar pozitën e titullarit para Manolas.

Me këtë fitore, Napoli rimerr kreun me 18 pikë, derisa Cagliari renditët në pozitën e parafundit me dy sosh./Lajmi.net/